Auto & Moto

Vidhen 14 modele Edge të Fordit në fabrikën e Kanadës!

Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar se 14 modele Edge janë vjedhur nga një fabrikë e Fordit. Kjo ngjarje vjen pas një rasti tjetër të ngjashëm në Michigan, ku janë vjedhur modele Mustang dhe Ford-150 Raptors. Bëhet e ditur se hajdutët kanë arritur të vjedhin gjithsej 14 modele Edge brenda një nate në fabrikën e Ontarios, vlera e të cilave arrin në 465,800 dollarë.

Policia e vendit ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur natën e 7 ose 8 janarit, megjithatë hetimet ende po vazhdojnë. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar nën dyshimin për vjedhje, por disa persona janë ndaluar për posedim të makinave të vjedhura.

Ford bëri të fundmi se do të përgjysmojë prodhimin e planifikuar të kamionëve elektrikë F-150 Lightning vitin e ardhshëm. Siç raportohet nga portali Automotive News, duke cituar një dokument të Ford-it dërguar furnitorëve, Ford do të prodhojë 1600 njësi në javë duke filluar nga janari. Theksojmë se kompania amerikane e makinave fillimisht kishte planifikuar të prodhonte 3200 në javë.