Auto & Moto

Ford merr vendimin, do të përgjysmojë prodhimin e kamionëve elektrikë!

Ford ka bërë të ditur së fundmi se do të përgjysmojë prodhimin e planifikuar të kamionëve elektrikë F-150 Lightning vitin e ardhshëm. Siç raportohet nga portali Automotive News, duke cituar një dokument të Ford-it dërguar furnitorëve, Ford do të prodhojë 1600 njësi në javë duke filluar nga janari. Theksojmë se kompania amerikane e makinave fillimisht kishte planifikuar të prodhonte 3200 në javë.

“Ne do të vazhdojmë të përafrojmë prodhimin me kërkesën e klientit”,-tha një zëdhënëse e Ford, sipas CNBC. Kërkesa globale për automjete elektrike po rritet më ngadalë këtë vit nga sa prisnin prodhuesit. Disa kompani ofruan zbritje për të bindur njerëzit të blinin makina elektrike, por as subvencionet e qeverisë nuk ishin të mjaftueshme për të stimuluar kërkesën.

Rikujtojmë, se Ford do të ringjallë Capri-n e ri në formën e një crossover dhe do të furnizohet me energji elektrike të pastër. Ai do të bazohet në platformën MEB të Volkswagen. Ford po ringjall Capri-n legjendar. Ndoshta disa njerëzve nuk do t’ju pëlqejë, por ky emër i famshëm do të mbajë më pas një crossover elektrike të bazuar në platformën MEB të Volkswagen dhe me teknologji të marrë nga Ford Explorer, domethënë nga donatorët e teknologjisë VW ID.4/ID.5. Capri dikur quhej Mustang Evropian dhe u prodhua midis 1968 dhe 1986. Tani ky emër ikonë do të rikthehet në formacionin Blue Oval pas një pauze 38-vjeçare.