Botë e Çuditshme

Virale në rrjet, gazetarja gjatë raportimit mbulon mikrofonin me prezervativ!

Raportimi i një gazetareje nga Florida për uraganin Ian, i cili ka përfshirë shtetin amerikan gjatë orëve të fundit, është bërë objekt komentesh në Twitter, për shkak të pamjes së çuditshme të mikrofonit që mbante. Kayla Gayler e NBC2 po mbulonte lajmet më të fundit mbi fenomenin e motit nga një parking në Fort Myers, Florida, kur kamera kapi mikrofonin e saj të mbuluar nga një prezervativ.

Gayler u përgjigj shpejt këtyre pyetjeve në Instagram duke shprehur se:

Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë është ajo në mikrofonin tim. Është ajo që mendoni. Një prezervativ. Ndihmon në mbrojtjen e pajisjeve. Këto mikrofona nuk duhet të lagen. Bie erë dhe bie shumë shi, kështu që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë, që është të vendosim një prezervativ në mikrofon.

https://twitter.com/CulturedUpdatez/status/1575289850311368706?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1575289850311368706%7Ctwgr%5E90168af822f036c45c16142ae0f5aca8dc14efc7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmbuloi-mikrofonin-me-prezervativ-gjate-raportimit-gazetarja-tregon-arsyen%2F

Uragani i fuqishëm Ian ka goditur prej ditës së djeshme Floridan me erëra shumë të forta dhe shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar tashmë përmbytje katastrofike dhe ndërprerje të energjisë në zona të mëdha të shtetit. Ian, uragani që arriti pikun ditë më parë, në kategorinë e katërt, gradualisht është duke humbur forcën e tani po vlerësohet se ka rënë në kategorinë e parë.

Floridan e përshkoi një natë më parë dhe Ian konsiderohet si një prej uraganeve më të fuqishëm që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit. Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, paralajmëroi njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda sa i përket pasojave të motit. Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 emigrantëve të zhdukur, pasi varka e tyre u fundos gjatë stuhisë.