Botë e Çuditshme Lifestyle

Viziton 67 bare në 24 orë, anglezi thyen rekord!

Së fundmi, një anglez theu rekordin botëror Guinness duke pirë një pije në 67 lokale të ndryshme për 24 orë. Nathan Crimp, përfundoi duke vizituar 67 bare në zonën e Brighton, në hapësirën prej rreth 17 orësh. Crimp, i cili shoqërohej nga disa miq, synoi të mposhte rekordin prej 56 baresh, i cili u vendos nga Gareth Murphy për 10 orë në Cardiff, Uells, në fillim të këtij viti.

22-vjeçari u shpreh për “Liverpool Echo” se:

Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. E nënvlerësova plotësisht se sa e vështirë do të ishte në të vërtetë. Plani ishte që të përpiqesha të isha i kthjellët për 25 lokalet e para, por situata më doli jashtë kontrollit në 15 lokalet e para. Më duhej ta përzieja pak, u përpoqa të pi alkool në një dhe pije joalkoolike në një tjetër duke u përpjekur për ta larguar shpërqëndrimin.

Rregullat e Guinness kërkonin që Crimp të pinte një pije në çdo bar dhe të mblidhte prova, duke përfshirë faturat dhe nënshkrimet e dëshmitarëve.

Pjesa më e vështirë ishte të shkoje vazhdimisht në tualet, gjë që të merrte shumicën e kohës.