Food & Drink Lifestyle

Zbulohet funksioni i vërtetë i sirtarit të poshtëm të frigoriferit: Nuk është vetëm për fruta e perime!

Shumë njerëz mendojnë se sirtari i poshtëm i frigoriferit shërben vetëm për ruajtjen e frutave dhe perimeve, por ekspertët theksojnë se përdorimi i tij shpesh bëhet gabim, duke shkurtuar jetëgjatësinë e ushqimeve.

Ky sirtar, i njohur ndryshe si “sirtari i freskisë”, është projektuar për të rregulluar lagështinë dhe qarkullimin e ajrit, duke krijuar kushtet ideale për të mbajtur ushqimet të freskëta për më gjatë.

Perimet me gjethe si sallata, spinaqi dhe erëzat e freskëta, por edhe karotat, kastravecët dhe specat, ruajnë freskinë e tyre kur mbahen në një mjedis me lagështi të lartë. Nëse ruhen në kushte të thata, ato zbuten dhe prishen më shpejt.

Frutat që lëshojnë gaz etilen, si mollët dhe dardhat, nuk durojnë lagështinë e lartë. Për t’i mbajtur më gjatë, këto fruta duhet të ruhen në një ndarje më të thatë të sirtarit.

Ekspertët theksojnë se ky sirtar nuk është i dobishëm vetëm për fruta e perime. Për shkak se aty temperatura është më e qëndrueshme, ai është një vend i përshtatshëm edhe për mish, peshk dhe vezë, të cilat shpesh prishen më shpejt kur ruhen në dyert e frigoriferit, ku temperaturat ndryshojnë shpesh.

Si ta përdorni siç duhet sirtarin?

-Mos e mbushni më shumë se gjysma, që ajri të qarkullojë lirshëm.

-Pastroni rregullisht me ujë të ngrohtë dhe uthull, që shërben si dezinfektues natyral dhe heq erërat.

Ekspertët theksojnë se sirtari i poshtëm nuk është thjesht një ndarje shtesë, por një sistem i vogël i ruajtjes së freskisë. Me përdorimin e duhur, ai mund t’ju ndihmojë të shmangni prishjen e ushqimeve dhe hedhjen e panevojshme të tyre.