Aktualitet Celebrities Film & Tv

Vjen reagimi i parë i aktorit Alec Baldwin pas ngjarjes së rëndë në sheshxhirim!

Së fundmi kinematografia amerikane u trondit nga një ngjarje e rëndë, në dukje aksidentale në setin e filmit amerikan “Rust” në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara. Protagonisti i realizimit western, Alec Baldwin qëlloi me pistoletë, por arma ishte e mbushur dhe nga të shtënat humbi jetën Drejtorja e Fotografisë, Halyna Hutchins si dhe u plagos regjisori Joel Souza.

Pas kësaj aktori Alec Baldwin postoi një deklaratë në rrjetin e tij social Twitter në lidhje me ngjarjen e rëndë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, tragjedia është e lidhur me një pistoletë të përdorur si aksesor që mesa duket ka qenë e vërtetë. Zyra e Sherifit në Santa Fe njofton:

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë llojin e plumbit dhe mënyrën si u qëllua, Hutchins e Souza  u goditën kur Baldwin e zbrazi armën e zjarrit.

Hutchins ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Nju Meksikos ku u dërgua me helikopter, duke mos i mbijetuar plagës së shkaktuar. Ndërkaq, për gjendjen shëndetësore të 48-vjeçarit Souza nuk ka detaje, përveç faktit se po mbahet nën mbikëqyrje mjekësore në Qendrën Mjekësore Christus St.Vincent’s ku u transportua me autoambulancë.

Pas kësaj ngjarje aktori është parë i shqetësuar dhe me lot në sy ndërkohë që bërtiste duke pyetur se pse i dhanë një “hot gun”, një armë me municion të vërtetë. Ai ka sqaruar në mënyrë të përsëritur se:

Në të gjithë karrierën time, kurrë nuk më është dhënë një armë e vërtetë.