Food & Drink Health & Beauty

Vlerat e panxharit i dimë, por çfarë përfitimesh sjell lëngu i panxharit në shëndetin tonë?!

A keni menduar ndonjëherë nëse lëngu i panxharit është i mirë për ju? Panxhari njihet se ka një vlerë të lartë ushqyese, ofron mbështetje për mëlçinë dhe është i mirë për humbje peshe. Por cilat janë vlerat ushqyese të lëngut të tij?!

1. Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Lëngu i panxharit mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin 250 mililitra lëng panxhari në ditë, ulnin presionin sistolik dhe diastolik të gjakut. Nitratet, përbërës në lëngun e panxharit që shndërrohen në oksid nitrik në gjak dhe ndihmojnë në zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut.

2. Përmirëson qëndrueshmërinë e ushtrimeve

Sipas një studimi, pirja e lëngut të panxharit rrit nivelet e nitratit plazmatik dhe rrit performancën fizike. Gjatë studimit, çiklistë të trajnuar që pinin 2 gota lëng panxhari në ditë, e përmirësuan provën e tyre kohore prej 10 kilometrash me afërsisht 12 sekonda. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu reduktuan prodhimin e tyre maksimal të oksigjenit.

3. Mund të përmirësojë fuqinë e muskujve tek njerëzit me probleme zemrës

Rezultatet e një studimi sugjerojnë përfitime të mëtejshme të nitrateve në lëngun e panxharit. Studimi tregoi se njerëzit me probleme të zemrës përjetuan një rritje prej 13 përqind në fuqinë e muskujve 2 orë pas pirjes së lëngut të panxharit.