Celebrities Showbiz

“Vuaja nga probleme kronike”, Jessica Alba trondit me rrëfimin e saj!

Aktorja e famshme Jessica Alba së fundmi ka treguar detaje nga jeta e saj që askush nuk i dinte. Këto bukuroshja i ka treguar në kopertinën e revistës “Romper”. Në vitin 2008, ajo u bë nënë për herë të parë dhe pikërisht mëmësia e shtyu Jessica-n të hiqte dorë nga aktrimi. Kjo për t’iu përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj, pasi kjo ishte gjëja që e bënte të ndihej mirë dhe e lumtur.

Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtojë kohë asaj dhe familjes sime. Nuk ka asgjë rëndësi më shumë se ata. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme.

Rikujtojmë, se aktorja është mama e tre fëmijëve, Honor, Haven dhe Hayes. Së fundmi, Jessica ka nisur të aktivizohet sërish në aktrim, por fokusi i saj më i madh vazhdojnë të mbeten bizneset dhe familja e saj.