Celebrities Gossip Showbiz

Wanda Nara e pranon: “Jam me leucemi…”!

Wanda Nara ka pranuar publikisht në një intervistë për “Hola!” se vuan nga leucemia. Bashkëshortja e futbollistit Mauro Icardi u shpreh se:

Kam leucemi. Në fillim thoja ‘kjo gjëja që kam’, pastaj ia dola që ta quaja sëmundje dhe tani e them edhe emrin e saj. U kërkoj falje të gjithë atyre që menduan se duhej t’i bëja gjërat më shpejt.

Lajmi ishte përhapur në mediat argjentinase nga një gazetar i njohur me burime nga spitali ku ajo kishte kryer vizitat e para dhe Nara ka zbuluar se pse nuk kishte ndërmend ta hidhte në gjyq pasi kishte bërë publik një fakt të jetës së saj.

Çdo javë ka një monitorim që dërgohet në Argjentinë ku gjendet mjeku im. Përtej kësaj, po bëj një kurë dhe sipas evolucionit të sëmundjes, ndryshon edhe ajo. Çdo javë ka një pasiguri, sa herë që shkoj të marr rezultatet më mungon frymëmarrja. Është një temë delikate dhe për këtë arsye do të kisha preferuar që të mbetej private, por e kuptoj. Unë vendosa të mos e denoncoj. Ai është një gazetar dhe nëse e kishte siguruar atë informacion, duhej ta publikonte.

Rikujtojmë se modelja ka shprehur se do të nisë një karrierë të re si artiste solo. Deri më sot 36-vjeçarja ka punuar si modele, agjente futbolli dhe së fundmi si prezantuese televizive. Ajo prezantoi versionin argjentinas të ‘Celebrity Masterchef’, por tani po e kthen vëmendjen te muzika. Sipas Big Bang News, Wanda së fundmi ka vizituar atdheun e saj për të eksploruar një projekt të ri muzikor. Ata pretendojnë se ajo do të përfaqësohet nga Maxi El Brother, i cili ka punuar edhe me këngëtarin argjentinas, L-Gante.