Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës pop Ciara së shpejti nënë për herë të katërt!

Këngëtarja e famshme amerikane, Ciara, ka zbuluar se është shtatzënë. Artistja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi të publikuar në Instagram. Në videon e publikuar, Ciara Princess Wilson shtoi: “Ne jemi duke bërë një fëmijë tjetër”. Ajo po ashtu postimin e ka shoqëruar me këngën “How We Roll” që e solli në bashkëpunim me Chris Brown.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciara (@ciara)

Ky do të jetë fëmija i tretë i Ciaras me Russell Wilson, me të cilin ndan vajzën dhe djalin Win. Ciara është gjithashtu nënë e një djali 9-vjeçar të quajtur Future, të cilin e lindi në maj të vitit 2014, ndërsa ishte e fejuar me Future. Ish-çifti u nda në gusht të po atij viti dhe fituesja e “Grammy” filloi të takohej me Wilson në 2015. Ciara dhe Wilson janë bashkë që nga viti 2015. Futbollisti profesionist i propozoi në mars të vitit 2016 dhe u martuan në korrik.