Celebrities Gossip Music Showbiz

Bashkëpunimi i ri i Ciara me Chris Brown nuk pritet aspak mirë nga fansat e këngëtares!

Këngëtarja e njohur amerikane, Ciara zbuloi së fundmi me anë të një postimi në Instagram se do të publikojë një këngë me artistin Chris Brown. “CiCi X Breezy. How we roll”, 4 gusht”, ka shkruar 37-vjeçarja në një video ku shfaqej me Chris. Në klipin e shkurtër, Chris shihet me kokën e mbështetur në shpatullën e Ciaras gjatë një seti fotografik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciara (@ciara)

Por, mesa duket ky bashkëpunim nuk është pritur mirë nga fansat. Fansat e Ciara-s vërshuan me komente për ta dënuar atë për punën me Chris i cili ka një të kaluar të errët sa i përket dhunës që ushtroi mbi yllin e muzikës pop Rihanna kohën kur ishin në një lidhje së bashku. Sulmi ishte aq brutal sa Rihanna u shtrua në spital.

Ndërkaq, në komentet në postimin e Ciaras, shumica donin të dinin pse ajo do të punonte përsëri me yllin kontrovers, pavarësisht se ishte një ‘feministe’ e vetëshpallur. Ata kanë bashkëpunuar më parë në këngën “Turntables” (2009) dhe performuan së bashku në “BET Awards 2008”. Dyshja u shfaq në industrinë e muzikës në të njëjtën kohë. Ciara publikoi këngën e saj të parë “Goodies” në 2004 ndërsa Chris publikoi “Run It” vitin e ardhshëm.

Së fundmi Chris Brown është akuzuar se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Reperi dyshohet se e goditi muzikantin mbi kokë me një shishe qelqi, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme. Sipas raportimeve, bëhet e ditur se nëse reperi kthehet në Britaninë e Madhe mund të arrestohet. Thuhet se Brown është i vetëdijshëm për situatën dhe atë që e pret kur të kthehet.