A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani tregon kohën e dhimbshme të luftës në “A Live Night”!

Yll Limani, një artist shumë i veçantë, i dashur dhe tepër i komentuar, jep një nga intervistat më të jashtëzakonshme ndonjëherë në “A Live Night”, ku dhe vetë e pranon, që vjen ndryshe këtë herë.

Kjo është intervista e parë dhe besoj e fundit në të cilën do të flas kaq hapur për fëmijërinë, rritjen… Kjo sepse nuk dua që njerëzit të më lidhin me melankoli më shumë se me muzikën.

Si asnjëherë më parë, Yll zbulon detaje nga fëmijëria e tij, teksa tregon se si i ka përjetuar ndryshimet gjatë asaj periudhe.

Mendoj se një dhembshuri në muzikën time në aspektin melodik, është sepse si fëmijë kam përjetuar shumë situatat. Kam patur fëmijëri të lumtur, jam shumë me fat. Kemi jetuar shumë njerëz në një ambient. E mbaj mend melankolinë dhe mallëngjimin për shokët e lagjes. Ka qenë një vuajtje që ndoshta nuk i takon një fëmije. Kur dola nga banesat në shtëpinë e re nuk haja, nuk pija, nuk flija…

Më tej, Limani tregon kohën e dhimbshme të luftës, teksa zbulon çdo ndjesi, përjetim, emocion të tijin dhe anëtarëve të familjes së tij gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë.

Në Gjermani kemi qëndruar tre muaj, gjatë vitit 1999. E kuptonim pse ishim atje sepse në Kosovë ishte luftë dhe babi i përjetonte siç i përjeton sot të gjitha çështjet kombëtare patriotike, e rëndojnë shumë. Kanë qenë shumë të kujdesshëm kur na ekspozonin ndaj faktit që është duke u bërë makabër dhe njerëzit kanë humbur jetën, fëmijë janë vrarë, gra janë përdhunuar. Këto i kam kuptuar më vonë duke u rritur…