Celebrities Film & Tv

Po zëvendëson “Bridgerton”? Drama historike që po ‘çmend’ fansat e Netflix-it!

Tifozët e Netflix po flasin gjithnjë e më shumë për serialin gjerman “The Empress”, i cili po cilësohet si një nga dramat historike më të realizuara të viteve të fundit, madje nga shumëkush konsiderohet si “pasardhësi” i “Bridgerton”.

I publikuar fillimisht në vitin 2022 dhe tashmë me dy sezone, seriali rrëfen historinë e Perandoren Elisabeth të Austrisë dhe marrëdhënien e saj me perandorin Franz Joseph I, mes intrigave, pasioneve dhe tensioneve në oborrin mbretëror të Vienna.

Në rolet kryesore spikasin Devrim Lingnau dhe Philip Froissant, të cilët kanë marrë vlerësime për interpretimin e tyre.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje tek publiku janë kostumet luksoze, skenografia e detajuar dhe atmosfera mbretërore që të zhyt plotësisht në epokën e perandorive europiane. Për këtë arsye, seriali shpesh krahasohet edhe me “The Crown”.

Në rrjetet sociale, fansat nuk i kanë kursyer lavdërimet, duke e cilësuar si “të jashtëzakonshëm”, “vizualisht të mrekullueshëm” dhe “tepër të realizuar”.

Me vlerësime të larta edhe nga kritikët dhe një audiencë në rritje globale, “The Empress” po konsolidohet si një nga sukseset më të mëdha historike të Netflix-it, dhe për shumëkënd, tashmë është seriali që mbush boshllëkun e lënë nga “Bridgerton”.