Politikë

Yuri Kim apel shqiptarëve: Mos shisni votën, ajo ju përcakton të ardhmen!

Yuri Kim ambasadorja e SHBA-së  i ka drejtuar një apel shqiptarëve që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se ata nuk duhet ta shesin votën e tyre pasi ajo ju përcakton të ardhmen. Kim shkruan se nuk duhet t’i votojnë kriminelët pasi qytetarët kanë fuqinë e ndryshimit dhe nuk duhet që këtë fuqi ta lënë në duar të inkriminuara.

Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TY duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj!

Thirrjet e Yuri Kim për të pastruar listat e kandidateve nga emra të inkriminuar dhe qytetarëve t’u ofrohen kandidatë me integritet kanë qenë të përsëritura për partitë politike, ndërsa sot ajo iu drejtua qytetarëve që të mos tolerojnë asnjë shkelje të votës së tyre, pasi ajo është fuqia e tyre e vërtetët.

Kim ka paralajmëruar partitë politike duke thënë se do të jenë ata përgjegjësit kryesor për çdo parregullsi që mund të shkaktohen ditën e zgjedhjeve dhe se SHBA-ja do të marrë masat.

Ambasadorja Kim e bëri këtë apel pasi ka rishpërndarë statusin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili fton qytetarët të denoncojë dhe raportojnë çdo rast korruptiv të shitblerjes së votës apo nëse vihet re diçka e paligjshme gjatë fushatës zgjedhore.