Sport

Zbulohet letra e Diego Armando Maradona-s dhe dëshira e tij!

Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit, kur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Ylli argjentinas ka lënë gjurmë të pazëvendësueshme te skuadra e Napolit, ku për tifozët Maradona është thjesht “Zoti”. Së fundmi, Napoli ka njoftuar se stadiumi “San Paolo” do t’i ndryshohet emri në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Ndërkaq, avokati i tij Matias Morla ka zbuluar një letër të shkruar prej tij më 13 tetor. Një pjesë e letrës është bërë publike nga “The Sun”, e cila shkruan se dëshira e tij ishte që të kishte një homazh të ngjashëm me udhëheqësin rus Vladimir Lenin, i cili është balsamosur.

Kështu, nisur nga kjo dëshirë trupi i ish-futbollistit mund të nxirret dhe të balsamoset.

Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në një muze, i rrethuar nga trofetë e mi, objekte personale dhe kujtime të dashura që njerëzit të me vizitojnë.

Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’. Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi, ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij konsideronte Lionel Messi-n.