Aktualitet

Zi për Çiljeta Xhilagën, këngëtarja humb të atin nga koronavirusi!

Vetëm pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se babai i këngëtares Çiljeta Xhilaga ishte në gjendje të rënduar shëndetësore pas infektimit me COVID-19. Ndërsa ditën e sotme mësohet se i ati i saj ka ndërruar jetë. Vetë Çiljeta ka vendosur shiritin e zi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dhe ka vendosur të mos ndajë asnjë detaj tjetër në këtë moment tejet delikat që po kalon ai ajo ashtu dhe familja e saj.

Rikujtojmë, se disa ditë më parë, këngëtarja braktisi emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”, pikërisht prej gjendjes së rënduar të babait. Moderatori Isli Islami u shpreh:

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit.

“Top Albania Radio” i shpreh ngushëllimet më të përzemërta të gjithë familjes Xhilaga!