Aktualitet

Zjarr në lokalin e babait të Noizy-t në Durrës, dyshohet i qëllimshëm!

Zjarr në një lokal në Durrës, fatmirësisht pa të lënduar, por me dëme materiale. Mësohet se lokali në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar është në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku, babai i këngëtarit të njohur Noizy.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi policor:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B.R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Referuar burimeve të deritanishme, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, pasi dyshimet nuk janë për një zjarr aksidental. Raportohet se u konstatuan dy-tre vatra zjarri që u lokalizuan dhe u shuan nga zjarrfikësit që morën njoftim për të shkuar në vendngjarje.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të flakëve do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë.