Katër betoniere janë djegur gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat i Ri, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, mjetet e tonazhit të rëndë ishin në pronësi të biznesmenit B.M. Ka dëme të mëdha materiale.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të Vlorës, që bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe izolimin e flakëve, megjithatë mjetet janë djegur pothuajse plotësisht.
Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Grupi hetimor po punon gjithashtu për administrimin e provave dhe verifikimin e kamerave të sigurisë pranë kantierit ndërtimor.