Aktualitet

Zjarr në magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi/ Plagoset punonjësi nga Kenia!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia të Durrësit, ku një zjarr përfshiu ambientet e një magazine.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:00 në mjediset e subjektit me administrator shtetasin S.M. Zjarri nisi në një hapësirë të përdorur për gatim për punonjësit. Dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një bombol gazi.

Si pasojë e asfiksisë, humbi jetën një shtetas rreth 25 vjeç nga Bangladeshi, i identifikuar me inicialet O.M. Një tjetër punonjës, rreth 30 vjeç nga Kenia, i identifikuar me inicialet Ch.Ch, u dërgua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Forcat zjarrfikëse në vendngjarje bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e rrethanave.