Aktualitet

Zjarr te Rana e Hedhun në Shëngjin, flakët përhapen drejt pishave, rrezikohen strukturat turistike!

Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të një masivi me pisha.

Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse në zonë.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.

Zjarri raportohet se është pranë disa strukturave akomoduese turistike, ndërsa autoritetet po bëjnë përpjekje për të parandaluar rrezikun për objektet përreth dhe pushuesit në zonë.