Showbiz

Vajza e Mozzik dhe Loredanës, pak orë pas lindjes me një llogari Instagrami

Ditën e kaluar vogëlushja e Mozzik dhe Loredana erdhi në jetë pas pritjes së ëmbël të reperes.

Hana dhe Loredana janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe dyshja e dashuruar e zbuluan lajmin e mrekullueshëm edhe për mijëra fansave në platformat sociale që prisnin me padurim për të mësuar gjininë.

Çifti i reperave kanë publikuar edhe fotot e para të bebushes por mesa duket nuk janë mjaftuar me kaq, ata i kanë hapur asaj edhe një llogari Instagrami.

Në vetëm pak orë Hana ka arritur të grumbullojë plot 151 mijë fansa ndërkohë që janë shfaqur edhe pamje të tjera të ëmbla të saj. Sigurisht kjo llogari menaxhohet nga prindërit e saj të cilët janë në qiellin e shtatë.