Politikë

Vasili: Prokuroria po vetëvritet, nuk heton kryeministrin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, kërkoi hetim të kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij mashtroi për audio-përgjimin, në mbledhjen me deputetët socialistë pak ditë më parë. Në një postim në rrjete sociale, Petrit Vasili shkruan “Prokuroria po vetvritet duke mos filluar hetimin per Kryeministrin perpara ketij fakti flagrant. Kryeministri mashtroi publikisht. Kjo eshte prokurori armike e qytetareve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikanteve dhe krimineleve”.