Vatra të reja zjarri janë ndezur sot në Fabrikën e Riciklimit, që u shkrumbua dje në zonën e Kasharit. Rojet e objektit ndërhynë pa sukses për të shuar flakët dhe vetëm me mbërritjen e zjarrfikëses, situata u vu nën kontroll. Zjarri ngriti një re toksike. Hetimet po vijojnë nga Prokuroria, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër. Në realitet, aty nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.