Pas performancës së saj të parë solo në “The Ellen Show”, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha postoi një foto në rrjetin social Instagram me fustanin e zi e të gjatë me të cilin performoi.
Teksa rrëfeu për eksperiencën e saj në skenën e këtij spektakli duket se një ndjekëse nuk e ka vënë shumë ujin në zjarr por është përqendruar tek pesha e saj duke lënë një koment negativ.
“Wow…ti duhet të humbasësh peshë” -shkroi komentuesja që menjëherë ka marrë reagimin e këngëtares.
“Jo, ti duhet t’i pranosh të tjerët siç janë dhe të punosh me vetë urrejtjen tënde” -i’u kthye Bebe e cila mori mbështetjen e mijëra fansave të tjerë.