Sport

Vendimi i CAS për Skënderbeun, reagon klubi korçar

Klubi korçar i Skënderbeut reagoi pas vendimit të CAS që la në fuqi dënimin e UEFA-s me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Nëpërmjet një deklarate zyrtare klubi sqaron se, CAS refuzoi vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Klubi thotë se vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim ndërsa shprehen besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të tyre.