Vendimet e marra nga Shtetet e Bashkuara mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin “nuk do të mbeten pa pasoja”. Kështu tha Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker në samitin e Sofjes. Junker theksoi se BE do të ndërmarrë veprime për t’i qëndruar marrëveshjes së vitit 2015 me Teheranin. Propozimi i tij u mbështet nga Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.