Aktualitet

Vendoret 2023, KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 34.54%!

KQZ ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vit deri në orën 17:00 kanë votuar 34.54%. Edhe në këtë orë, shifrat e pjesëmarrjes krahasuar me vitin 2021 janë në rënie. Në vitin 2021 votuan 43.89% e qytetarëve.

Ndërkohë për të ndjekur në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen sot në Republikën e Shqipërisë mjafton të klikoni në këtë link.