Nuk kanë kaluar as 24 orë nga fillimi i numërimit të votave për kryetarë të 61 bashkive dhe deri tani ky proces ka përfunduar për 46 prej tyre. Eshtë mëse e dukshme fitorja e thellë e PS-së në zgjedhjet vendore të një dite më parë. PS ka fituar në 39, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në 6: Himarë, Has, Memaliaj, Pukë, Fushë-Arrëz e Mirditë, ndërsa kandidati i Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, në Finiq.
Mbetet të mbyllet numërimi i votave edhe në 15 bashki të vendit, mes tyre Tirana, Durrësi, Kavaja, Fieri e Gjirokastra. Në kryeqytet, Erion Veliaj e ka thelluar me mbi 40 mijë vota diferencën me rivalin më të afërt, Belind Këlliçin e “Bashkë Fitojmë”.

PS ka triumfuar në 41 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave. Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.
