Bota

Vendosi mbylljen e xhamive, Erdogan kërcënon Austrinë

Pas njoftimit të Austrisë për mbylljen e xhamive, Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kritikoi ashpër qeverinë austriake për planet për mbylljen e xhamive ekstremiste. “Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re,” tha Erdogan në adresë të kancelarit Sebastian Kurz. Ai shtoi se edhe Turqia nuk do të rrijë duarkryq.