Pas viteve si një simbol i pavarësisë dhe beqarisë, ylli i tenisit Venus Williams ka konfirmuar fejesën e saj me aktorin dhe producentin italian Andrea Preti.
Lajmi u bë publik pas ndeshjes së fundit të saj, ku Venus ndau disa fjalë prekëse për partnerin e saj, duke e quajtur “mbështetjen më të madhe” në rikthimin e saj në fushë.
Kur doja të hiqja dorë, ai më shtyu të vazhdoja
-u shpreh ajo me emocion.
Romanca mes çiftit është mbajtur larg vëmendjes së publikut për një kohë të gjatë, megjithatë thashethemet për fejesën nisën që në muajin shkurt, kur ata u panë bashkë në Romë dhe Venus mbante një unazë diamanti në dorë.
Në një intervistë të mëparshme, Venus kishte lënë të kuptohej se po përjetonte një fazë të re në jetën e saj personale:
Jeta ndryshon… dhe duhet të dish kur të ndryshosh edhe ti
-kishte thënë ajo.
Fejesa e Venus Williams vjen si një moment i gëzueshëm për sportisten, e cila ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset në fushën e tenisit, por edhe për vendosmërinë dhe pavarësinë që ka përfaqësuar për shumë gra në mbarë botën.