Politikë

Verifikimi i masës së sigurisë, Tahiri nesër para gjykatës

Saimir Tahiri del nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë, ndërsa të shtunën u vendos “Arrest shtëpie”. Për ish-Ministrin e Brendshëm, kjo masë u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh, në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Mbrojtja e Tahirit paralajmëroi apelim të vendimit të Krimeve të Rënda, duke theksuar se nuk ka provë të re ndaj tij. Apelim do të bëjë dhe Prokuroria që kërkon “Arrest me burg”.