Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton asnjë kompromis që e paralizon shtetin e Kosovës dhe nuk nënkupton asnjë lloj ndarje. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai u shpreh optimist se në fund të këtij viti, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do të vendosin që t’u heqin vizat qytetarëve të Kosovës në mënyrë që edhe ata të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët e tjerë evropianë.