Trumza, kjo bimë mesdhetare shumë aromatike i përket familjes Lamiaceae. Ajo pasuron ushqimet me aromën e saj karakteristike por edhe trupin tuaj me vlera të pazëvendesueshme. E quajtur ndryshe edhe Thymus vulgaris, është një bimë me degë të me gjethe jeshile në gri, ndërsa lulja e saj ka njëngjyrë karakteristike rozë në lejla.
Ajo përmban shumë lëndë ushqyese si beta-karoteni dhe vajra esencialë që kanë funksione antioksiduese. Gjithashtu është e pasur edhe me disa vitamina, veçanërisht ato të grupit B, por edhe vitaminë C, E dhe K. Bima siguron një nivel të lartë të kripërave minerale kryesisht kalcium, hekur, fosfor dhe magnez, të dobishme për kockat dhe sistemin nervor.
Gjithashtu interesant është niveli i lartë fibrave dhe proteinave. Në veçanti, vaji esencial i saj përdoret për trajtimin e kollës së vazhdueshme dhe bronkitit. Falë antioksidantëve që përmban edhe nëse konsumohet si bimë, trumëza ndihmon për trajtimin e bronkitit, faringjitit, nazofaringjitit dhe sinusitit. Për më tepër, ka funksion mbrojtës për fytin dhe kordat vokale.
Trumëza është në gjendje të ndihmojë mëlçinë në procesin e eliminimit të kolesterolit. Është e dobishme në trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, falë veprimit antibacterial. Si një antimikrobik, është në gjendje të luftojë puçrrat, aknet dhe inflamacionet e lëkurës. Gjithashtu përmirëson rrahjet e zemrës, duke ndihmuar në normalizimin e presionit të gjakut.
Trumza është një bimë mjaft e lehtë për t’u rritur. Ajo preferon mjedise të ngrohta, pothuajse të thata dhe tokë me gurë e cila nuk e ruan lagështinë. Koha më e mirë për ta mbjellë është pranvera. Kërkon ujitje të shpeshtë kur është shumë e re, dhe pasi arrin madhësinë mesatare, ujitet vetëm kur toka është shumë e thatë. Nuk rritet mirë në mot të ftohtë dhe me ngrica.
Trumza është një barishte aromatike shumë e gjithanshme, e cila shkon shumë me lloje të ndryshme pjatash. Një nga përdorimet më të zakonshme është tek peshku i gatuar në furrë ose në tigan, të cilit i jep aromën unike. Shpesh përdoret edhe për të aromatizuar patatet e pjekura, së bashku me rozmarinën. Kjo bimë është gjithashtu e shkëlqyer edhe për lloje të ndryshme mishi. Aroma e saj mund të pasurojë pasurojë salcat e ndryshme.