Aktualitet

Vettingu, dyshime mbi pasurinë e kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, sot ishte rradha e kreut të Gjykatës Kushtetuese për t’iu nënshtruar Vetting-ut. Bashkim Dedja nuk mori pjesë në seancë, por u përfaqësua nga avokati Maks Haxhia. Relatorja e Komisionit, Xhensila Pine tha se u krye hetim për deklarimet e pasurisë dhe se Dedja dha dy deklarata noteriale të dyshimta, mbi para’ të marra borxh. Por, avokati deklaroi se klienti i tij nuk ka bërë deklarim të rremë e nuk ka konflikt interesi. Vendimi për kreun e Kushtetueses jepet më 13 Qershor, në orën 9 e 30 minuta. Deri tani Vitore Tusha është e vetmja anëtare e Gjykatës, e cila ka kaluar me sukses Vetting-un duke u rikonfirmuar në detyrë.