Aktualitet

Vettingu, nis senaca për gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj

Nisi sot seanca dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, i vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesën për përjashtimin e trupës gjyqësore. Përjashtimi u kërkua se sipas avokatit të tij, trupa e KPK-së u tregua e njëanshme për kërkesën e Lazajt që donte t’u nënshtrohej të 3 komponentëve të Vetting-ut dhe jo vetëm kriterit të pasurisë. Por, kërkesa e Lazajt u rrëzua dhe seanca vijon sipas procedurës së përcaktuar.