Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit po zhvillohet seanca e vettingut për prokurorin e Apelit të Tiranës Luan Kaloci. Pas hetimit, relatorja e KPK u shpreh se ai ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Për Kalocin u vlerësuan dokumente si raporti i ILDKPI dhe informacione nga institucione të tjera zyrtare.