David dhe Victoria Beckham u shfaqën më të mrekullueshëm se kurrë në tapetin e kuq të “British Fashion Awards” në Londër, mbrëmjen e kaluar.
Dyshja u siguruan që të kishin vëmendjen e të gjithëve teksa pozonin për fotografi dhe i dhuronin shumë dashuri njëri-tjetrit gjatë ceremonisë ku ishin të ftuar.
Ajo çfarë ra menjëherë në sy dhe u komentua pa fund në media, ishte tatuazhi i shuar i stilistes që e ka bërë vite më parë si dedikim për bashkëshortin e saj. “Unë i përkas partnerit tim dhe partneri im më përket mua”, shkruhej në kurrizin e saj.
Në një intervistë të dhënë vite më parë Victoria e shpreh se ky tatuazh ishte një gabim shumë i madh për të cilin jo vetëm që ndihej e penduar por gjithashtu edhe e turpëruar.
Victoria u shpreh se shumë shpejt do ta hiqte nga trupi i saj këtë gabim dhe siç duket e ka mbajtur këtë premtim.