Sport

VIDEO/ Ibrahimoviç dhuron ‘spektakël’ në pishinë!

Zlatan Ibrahimoviç e kishte bërë “ves” që gjatë pushimeve të tij verore të publikonte vazhdimisht një roveshatë me top futbolli në ujë.

Këtë gjë e ka bërë edhe këtë vit gjatë pushimeve të tij, por me ndryshimin se nuk ishte më në plazh, por në një pishinë.

 Ibra ka postuar një video të tijën teksa kërcen mbi dyshek uji e qëndron në ekuilibër, para se të bëjë goditjen spektakolare.

“Akoma”, shkruante vetë suedezi, si për të lënë të kuptonte se nuk e kishte humbur ende “nuhatjen”.

Shiko VIDEON