Në një nga videot e tij më të çuditshme, Patrice Evra ka mbështetur Anglinë për të fituar “Euro 2020” këtë verë. Ish-mbrojtësi i Manchester United, i cili kohët e fundit është përfshirë në një luftë fjalësh me ish-sulmuesin e Oasis, Liam Gallagher, mund të shihet duke mbajtur një peshk dhe patate të skuqura e një paruke ‘Mancunian’ në videon e tij tanimë virale në rrjet.
Pavarësisht se tha se dinozaurët ishin ende gjallë kur “Tre Luanët” fituan trofeun e tyre të fundit, francezi u jep mbështetjen e tij të plotë lojtarëve të Gareth Southgate në një mënyrë që vetëm ai di.
Ejani kampion, ju mund ta bëni!
Evra, i cili shihet zbathur në njërën këmbë vazhdon të bërtasë:
Është duke ardhur në shtëpi, është duke ardhur në shtëpi, peshk dhe patate të skuqura, peshk dhe patate të skuqura.
Francezi njihet si një person që bënë video të tilla, derisa ka edhe nga ato që janë thumbuese për klubet e ndryshme.
https://twitter.com/Evra/status/1412035574018478084?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1412035574018478084%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fevra-favorizon-angline-qe-te-shpallet-kampion-ne-euro-2020-derisa-mban-ne-duar-ushqimin-tradicional-anglez%2F