Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, la ambientet e Qndrës Klinike Universitare në Prishtinë, ku vizitoi babanë e sëmurë, për t’u kthehet në Hagë, ku ndodhet në paraburgim që nga viti 2020.
Ai u përcoll me duartrokitje nga stafi mjekësor dhe dhjetëra qytetarë që ishin grumbulluar jashtë spitalit, teksa brohorisnin “UÇK” dhe “Thaçi”, në mbështetje të tij.
Më herët, Thaçit i ishte refuzuar leja për të takuar të atin.
Ish presidenti i Kosovës po gjykohet nga Gjykata e Hagës. Ai akuzohet për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Më herët, i dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, uroi “miqtë në Kosovë për 17-vjetorin e shtetësisë së vendit”.
Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë, u shpreh Grenell përmes një postimi në X.
Sipas tij, europianët dështuan të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.
Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie.