Bota

Francë: Rrëzohet një avion turistik, 11 të vdekur!

Një avion pasagjerësh u rrëzua në qytetin francez Tomblaine, në departamentin lindor të Meurthe-et-Moselle, pranë Nancy, sipas mediave franceze, duke cituar burime pranë prefekturës.

Besohet se njëmbëdhjetë vetë kanë gjetur vdekjen në aksidentin ajror. Pesë instruktorë, pesë studentë dhe një piloti me përvojë ishin në bord.

Fillimisht, tre persona u nxorën nga aeroplani. Mediat lokale raportuan se midis viktimave ishin infermierë të vetëpunësuar nga Nancy, të cilët po kryenin një kërcim të parë me parashutë.