Ambasadorja e BE-së kërkon të mos ndërtohet asnjë HEC në zonën e Shishtavecit. Gjatë inaugurimit të aksit që do të lidhë zonën e Kukësit me Kosovës, Romana Vlahutin u bëri thirrje banorëve të mos shpërngulen nga ky vend që e cilësoi të mrekullueshëm. “Bashkimi Europian ka investuar gjysmë milionë euro në Shishtavec, dhe po lobojmë te qeveria për hapjen e aeroportit” u shpreh përfaqësuesja diplomatike e Brukselit.