Sport

Vllaznia, Balaj: Duam finalen e Kupës. Titulli kampion? Do i falja të gjithë golat e mi për ëndrrën e shkodranëve!

Vllaznia udhëton nesër drejt Elbasanit, ku do të përballet me Dinamon në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, përpara mediave doli kapiteni i shkodranëve, Bekim Balaj:

“Sigurisht që në këtë pikë të sezonit që jemi ka mbetur vetëm një ndeshje në kampionat për të konfirmuar ndoshta dyshen e parë të “Final Four”, por përpara kësaj kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Dinamon, që na siguron finalen. Dueli me Dinamon do të luhet si finale, i ka të gjitha rezultatet brenda, përqëndrimi do të jetë maksimal, vijmë në gjendje të mirë psikologjike, pasi jemi në vendin e dytë dhe jemi gati të japim më të mirën tonë. Kupa është një specifikë tjetër, jemi përballur me Dinamon dhe kemi bërë ndeshje të mira edhe pse rezultattet nuk kanë qenë aq favorizuese, por jemi para Dinamos në “Final Four” dhe shpresoj të dalim ashtu edhe në Kupë”.

LEXO EDHE: Trajneri Gega: Egnatia ndryshe mund të luajë me Partizanin, ndryshe Elbasanin
Balaj fal golat për finalen:

“Sigurisht dëshira është e madhe që të shënoj, por dëshira është kualifikimi në finale dhe pak rëndësi ka kush shënon, unë shikoj të jap më të mirën. Dinamo duhet vlerësuar, ka një skuadër të mirë dhe ka bërë një sezon të mirë, e respektojmë maksimalisht kundërshtarin por shkojmë për fitore në Elbasan. Fitoret bëjnë gjithmonë mirë, ky grup ka forcë, arritëm ta thyenim në Shkodër në ndeshjen e Superiores dhe tani do kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Kupë. E rëndësishme që kemi arritur objektivat madhorë edhe në Superiore. Ky grup ka forcën dhe kontigjentin për të arritur të dy trofetë, objektivat siç kanë qenë edhe më herët, finalja në Kupë, dhe gjysmëfinale dhe finale në kampionat”.

Titulli kampion?

Nuk është vetëm ëndrra ime por e gjithë Shkodrës, por kemi akoma rrugë por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara. Luajmë maksimalisht për të bërë më të mirën”, deklaroi Balaj.