Këtë vit në plazhet e Vlorës do të ketë roje plazhi. Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit. Të gjitha subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Nga Bashkia e Vlorës nuk do të jepet asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues. Vitin e kaluar, në bregdetin e Vlorës u mbytën 6 persona.