Aktualitet

Vlorë, 28-vjeçari arratiset nga salla e gjyqit

Një i arrestuar për rrëmbim u arratis sot nga Gjykata e Vlorës ku kishte dalë për t’u njohur me masën e sigurisë. I arratisuri është Mikel Kasa. Ai ka mundur t’u ikë forcave të policisë të cilat po bënin shoqërimin e tij. Kasa i ka shpëtuar policisë në momentin kur gjykatësi ka komunikuar dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg.