Aktualitet

Vlorë, protestë në Këshillin Bashkiak

Banorët e lagjes “Kushtrimi” pezulluan mbledhjen e Këshillit Bashkiak Vlorë. Ata kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre, të prekura nga ndërtimi i rrugës lidhëse  të autostradës me atë Transballkanike. Me protestën u solidarizuan dhe këshilltarët e djathtë, të cilët bojkotuan mbledhjen, me pretendimin se kerkesa e banoreve nuk eshte futur ne rendin e ditës. Në  sallë ka ndërhyrë edhe policia bashkiake per te qetesuar situaten.