Opozita reagoi sot, një ditë pas incidentit mes Kryeministrit Rama dhe një gazetareje, që çoi në ndërprerjen e konferencës për shtyp të Shefit të Qeverisë. Sipas Deputetes Demokrate, Albana Vokshi, e cila drejton Komisionin Kuvendor të Medias, “Rama shantazhon kur nuk blen dot”. “E vërteta është se Edi Rama shtantazhon mediat e gazetarët që e përballin publikisht me realitetin e bashkëqeverisjes së tij me krimin, duke rrëzuar fasadën e shndritshme që i kushton shqiptarëve qindra milionë euro”, – deklaroi Vokshi.