Aktualitet Live From Tirana

Vota e Diasporës, Celibashi zbulon statistikat: “48 mijë aplikime për vetëm 10 ditë!”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai diskutoi më shumë mbi Votën e Diasporës, rëndësinë që ka ky proces dhe çfarë pritet të ndodhë në zgjedhjet e 11 Majit…

A kanë dëshirë shqiptarët që jetojnë jashtë për të votuar?

Kemi një shifër sot, janë rreth 48 mijë aplikime deri më sot, për 10 ditë në portalin e KQZ. Ky është një numër relativisht i lartë në gjykimin tim, pra është shprehja e një interesi të votuesve. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare, kjo kategori votuesish do të kenë mundësi të votojnë nga atje ku kanë vendbanimin apo vendqëndrimin dhe nuk do të duhet të vijnë në vend për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.