Bashkimi Evropian i bëri thirrje ushtrisë izraelite që të përmbahet dhe të mos përdorë forcë ndaj protestuesve të paarmatosur. BE kërkon hetim të plotë, pas vrasjes së katër personave në protestat e fundit në Rripin e Gazës. Prej disa javësh palestinezët protestojnë duke kërkuar që refugjatët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat tashmë gjenden në territorin që i takon Izraelit.