Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia pritet të ekstradohet nesër në Shqipëri

Nesër në mbrëmje Izet Haxhia pritet të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri. Mësohet se janë marrë të gjitha masat për ta marrë atë në dorëzim në aeroportin e Rinasit, mbi të cilin në vendin tonë rëndon dënimi me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati i tij Fran Dashi  tha se do të kërkojë rihapjen e procesit Hajdari.